Pep Guardiola ka dhënë mbështetjen e tij të plotë për trajnerin e ri të Barcelonës Ernesto Valverde.
Trajneri i Manchester Cityt, i cili ishte në krye të skuadrës nga Camp Nou në mes të viteve 2008 dhe 2012, beson se punësimi i Valverdes pas largimit të tij nga Athletic Bilbao ishte një zgjedhje e fortë.
Guardiola gjithashtu e ish-trajnerin e Bilbaos si ‘të jashtëzakonshëm’ dhe një mik të mirë.
“Ernesto është një trajner i jashtëzakonshëm dhe një mik i mirë”, ka thënë Guardiola fillimisht për Marca.
“Barcelona ka bërë një zgjedhje të fortë me emërimin e tij në krye të ekipit”, përfundoi ish-trajneri i katalunasve. /Telegrafi/