Pep Guardiola ka thënë se Lionel Messi do të përfundojë karrierën në “Camp Nou”.
E ardhmja e argjentinasi është kthyer në një telenovelë të vërtetë pasi së fundmi ka folur trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola.
Ai ka qenë i lidhur me një kalim të mundshëm me Manchester Cityn.
“E kam thënë disa herë dhe po e përsëris. Messi do të qëndrojë në Barcelonë pasi do ta përfundojë karrierën atje, këtu nuk ka më çfarë të diskutohet”.
“Kjo ka qenë dëshira e tij dhe e të gjithë atyre që e rrethojnë”, u shpreh i bindur Guardiola. /Telegrafi/