Pep Guardiola ka folur në lidhje me mundësinë e drejtimit të ‘Mbretërve’.
Dje gjatë ditës u raportua se një mik i trajnerit të Manchester Cityt kishte shkruar në librin e tij një pjesë ku Guardiola u kërkua nga Real Madridi si zëvendësues i Rafael Benitezit.
Tani pa kaluar shumë kohë është edhe vet trajneri spanjoll, i cili ka folur për ofertën e ‘Los Blancos’ drejt tij, ku ka theksuar se klubi mbretëror nuk do ka nevojë për një trajner i cili është fans i rivalit të përbetuar të tyre, Barcelonës.
“Unë jam një tifoz i Barcelonës, nuk mendoj se Real Madridi ka nevojë për një menaxher si unë”, ka thënë Guardiola për mediat angleze, përcjell Telegrafi.
“Por, as unë nuk do të përshtatesha atje”, përfundoi trajneri i skuadrës angleze. /Telegrafi/