Telegrafi

Guardiola thotë se ka filluar ta ndjek Interin: Jam impresionuar nga loja e tyre, mund ta fitojnë Ligën e Kampionëve

Finalja e madhe e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet më 10 qershor në Stamboll, ku Manchester City dhe Interi do të përballen mes vete.

Një finale e jashtëzakonshme pritet të zhvillohet në stadiumin olimpik Ataturk në Stamboll, ku City shihet si skuadër favorite përballë gjigantit italian.

Megjithatë është një finale dhe parashikimi për finale është gjithmonë i vështirë.

Lexo po ashtu Guardiola: Nuk e kisha menduar se do të fitoja pesë kampionate në Angli, jemi të jashtëzakonshëm

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka filluar ta analizojë kundërshtarin e 10 qershorit, duke thënë se është impresionuar nga mënyra se si luan skuadra zikaltër.

“Kam nisur të ndjek disa minuta nga Interi i këtij sezoni dhe më duhet t’ju them se jam i impresionuar. Sigurisht që kanë shanset e tyre në finale dhe madje mund të na mundin”.

Lexo po ashtu Dominim i frikshëm i Guardiolas me 11 tituj kampioni në 14 vjet – tre trajnerët e vetëm që arritën t’ia marrin titullin

Tutje Pep ka thënë se Interi ka fituar tre herë Ligën e Kampionëve dhe Manchester City ende nuk e ka fituar asnjë trofe të garës më të madhe evropiane për klube.

“Ju kujtoj se Ligën e Kampionëve ata e kanë fituar tre herë ndërsa në akoma nuk e kemi fituar të parin. Megjithatë, nga ana jonë do të bëjmë maksimumin, duam të luajmë futbollin më të mirë pasi nuk ndodh çdo ditë që të jesh në një finale të kësaj gare”, deklaroi Pep Guardiola. /Telegrafi/