Telegrafi

Guardiola: Do të pikëllohem nëse Sane largohet

Leroy Sane dhe Pep Guardiola (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Pep Guardiola e ka përsëritur dëshirën e tij që Leroy Sane të mbetet te Manchester City, ndërkohë që ai po lidhet me një kalim te Bayern Munich.

Anësori gjerman shënoi dy herë në fitoren prej 6-1 ndaj kampionit të premierligës së Hong Kongut, Kitchee, në ndeshjen parasezonale që u zhvillua të mërkurën.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Pep Guardiola

Trajneri i bavarezëve, Niko Kovac, e ka quajtur atë lojtarin e ëndrrave për kampionin e Bundesligas, ndërsa futbollisti akoma nuk ka nënshkruar kontratë të re me Cityn dhe Guardiola e ka bërë edhe një herë të qartë se e dëshiron në skuadër.

Leroy Sane dhe Pep Guardiola (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

“Është një lojtar që e vlerësojmë, më pëlqen shumë. Mendoj se mund të bëhet më i mirë. Dy herë, tri herë e kam thënë se duam të qëndrojë”.

“Prandaj i është bërë oferta për zgjatjen e kontratës. Nuk është në dorën tonë. Marrëveshja është e mirë dhe nëse dëshiron të largohet, unë do të pikëllohem. Shpresojmë të qëndrojë”, ka thënë Guardiola. /Telegrafi/