Pep Guardiola nuk do të largohet nga Manchester City përkundër interesimit të Barcelonës.
Është raportuar se trajneri spanjoll do të largohet nga Manchester City pas eliminimit në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.
Megjithatë ka qenë agjenti i trajnerit spanjoll Josep Maria Orobitg që ka mohuar se klienti i tij do të largohet nga City.
“Pep do të qëndrojë te City 100 përqind. Është i pamundur rikthimi te Barcelona”, ka deklaruar Orobitg.
49-vjeçari ka fituar tetë trofe shtetërorë me Manchester Cityn, por ka dështuar ta bëjë një gjë të tillë në garat evropiane.
Pep është pjesë e Cityt që nga vera e vitit 2016, teksa qëllimi i tij i madh është ta fitojë trofeun e Ligës së Kampionëve me Cityn.
Kujtojmë që Guardiola ka drejtuar Barcelonën për katër vite, nga 2008 deri më 2012 ku ka fituar gjithçka në futboll, plot 14 trofe. /Telegrafi/