Telegrafi

Guardiola takohet me drejtorin e Juventusit, por refuzon ta marr drejtimin e ‘Zonjës së Vjetër’

Guardiola. (Photo by Nathan Stirk/Getty Images)

Raportohet se Pep Guardiola është takuar me drejtorin e Juventusit, Fabio Paraticin në Milano, por trajneri nuk e ka ndërmend të largohet nga Manchester City.

Sipas gazetarit Mario Gago Huerta, që punon në radio  Onda Cero, Guardiola të martën është takuar me Paraticin dhe ka biseduar me të.

Pep Guardiola. (Photo by Nathan Stirk/Getty Images)

Megjithatë, Gago thotë se është e pamundur që katalunasin ta zëvendësojnë Max Allegri, pavarësisht se City po përballet me sanksione financiare të mundshme, duke përfshirë përjashtimin nga Liga e Kampionëve.

Lexo po ashtu Argëtimi i Guardiolas në Angli, trajneri shihet duke kënduar dhe vallëzuar pas trofeve të fituara

Për më tepër, qëllimi kryesor i vizitës së tij ishte një ngjarje bamirësie, pasi edicioni i klubit anglez është mbyllur të shtunën, ku Manchester City fitoi tre trofe.

Pep Guardiola . (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)

48-vjeçari deklaroi të premten e kaluar se ai nuk do të bashkohet me Juventusin. /Telegrafi/