Telegrafi

Guardiola sqaron të ardhmen e sulmuesit Gabriel Jesus

Pep Guardiola ka sugjeruar që Gabriel Jesus nuk do të sakrifikohet në përpjekjen e Manchester City për të sjellë një sulmues tjetër – me Blutë që janë ende në kërkim të Harry Kane nga Tottenham Hotspur.

Kane ka rezultuar të jetë objektivi kryesor i Cityt për afatin e verës, pasi drejtuesit e klubit e shohin sulmuesin anglez si pasuesin ideal të Sergio Agueros së larguar.

Afrimi i Kane është lidhur shumë edhe me një largim të mundshëm të brazilianit Jesus, por kështu nuk mendon edhe trajneri Guardiola.

Lexo po ashtu City nuk heq dorë nga Kane, oferta e re në javën e ardhshme

Guardiola ka thënë se braziliani është një lojtar i rëndësishëm dhe mund t’i mbulojë disa pozicione, duke lënë të kuptohet se ai nuk do të largohet.

“Gabriel është një lojtar tepër i rëndësishëm për ne”, ka thënë fillimisht Guardiola.

Lexo po ashtu Juventusi po bën presion për transferimin e Gabriel Jesus

“Gjithmonë mendja e tij ishte në vendin e duhur dhe ai mund të luajë si sulmues kryesor ose edhe në pozicione më anësore”.

“Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, nuk ka dyshim për këtë”, përfundoi trajneri i Cityt. /Telegrafi/