Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola nuk i ka përmbajtur dot emocionet në konferencën për shtyp pasi u pyet nga gazetarët në lidhje largimin e dënimit nga CAS.
Jurgen Klopp dhe Jose Mourinho e kanë kritikuar vendimin për largimin e dënimit, por Guardiola u bëri thirrje rivalëve që t’i sfidojnë në fushë, jo duke përdorur prapaskena.
“Dua të përfundoj. U them njerëzve të na shikojnë në sy për të thënë atë që mendojnë, flasim ballë për ballë”.
“Luani kundër nesh në fushë dhe mos hezitoni të na mundni. Nëse e bëni këtë, ju japim dorën dhe ju përgëzojmë. Ata (rivalët) u mundën jashtë fushës, duhet të zbresin në fushë dhe të na mundin ne, si sportistë të vërtetë”.
“Nëse kemi bërë diçka gabim si klub, e pranojmë dënimin nga UEFA, FIFA, apo kushdo qoftë. Dje nuk ishte një ditë e keqe për futbollin, ishte një ditë e madhe. Jose dhe trajnerët e tjerë duhet ta dinë se ne jemi pala e dëmtuar dhe duhet të na kërkojnë falje”, ka thënë Guardiola.
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv hoqi dënimin dy-vjeçar të UEFA-s ndaj Manchester Cityt, pasi më parë u përjashtua për dy sezone nga pjesëmarrja në garat evropiane. /Telegrafi/