Trajneri i Mancheser Cityt, Pep Guardiola, ka folur për Antoine Griezmannin, duke e mohuar lajmin se do të blihet nga sheikët.
Francezi do të largohet nga Atletico Madridi në fund të sezonit, ndërsa për të interesohet prej kohësh Barcelona.
“Njerëzit në Barcelonë nuk duhet të shqetësohen. Nuk kemi para dhe nuk do e blejmë Griezmanin”.
Qeveria evropiane e futbollit po i heton kampionët e Anglisë, por trajneri ka besim absolut te drejtuesit e klubit.
“Gjithmonë e kam përsëritur se i besoj klubit tim. Nëse UEFA vendos se kemi gabuar, atëherë do të dënohemi”.
“E di se njerëzit duan të na gjejnë fajtor, por jemi të pafajshëm derisa të gjendet provat. Sot jemi të pafajshëm”, ka thënë Pep Guardiola. /Telegrafi/