Pep Guardiola ka thënë fjalët më të mira për Sergio Agueron pas kalimit te Barcelona, teksa e ka komplimentuar trajnerin Ronald Koeman për transferimin e argjentinasit.
Ndërsa thashethemet janë rritur se Guardiola dëshironte ta detyronte Agueron të largohej nga Manchester City, ai i mohoi me forcë këto duke shprehur sa me fat është Koeman që e ka atë në Camp Nou.
“Ronald Koeman ka bërë një nënshkrim spektakolar me Kun Aguero. Ai është një golashënues i shkëlqyeshëm, një djalë shumë i mirë, është një gur i çmuar, shumë inteligjent, siç i shpjegova Ronaldit, ata kanë bërë një nënshkrim të shkëlqyeshëm”, ka thënë fillimisht Guardiola për mediat lokale në Mallorca.
Përgjigja e tij vjen pasi babai i Agueros, Leonel del Castillo, pretendoi se Guardiola nuk kishte ndërmend ta mbante Agueron në klub dhe kërkoi ta largonte atë me forcë.
“Ka gjëra që ndodhin në futboll kur dikush të thotë se nuk do të vazhdosh më tej në klub dhe duhet të kërkosh të ndryshosh klubin”.
“Pep Guardiola nuk e deshi kurrë Sergio Agueron”, ka deklaruar Leonel del Castillo. /Telegrafi/