Pep Guardiola ka përjashtuar mundësinë e Manchester Cityt për të nënshkruar me mesfushorin e Real Madridit, Isco.
Isco nënshkroi një kontratë të re me kampionët evropianë në muajin shtator.
Në atë kontratë të re u përfshi një klauzolë marramendëse prej 700 milionë eurosh.
Por, e ardhmja e tij gjithmonë ka qenë e përfolur për një largim nga Santiago Bernabeu, ku Manchester City është cilësuar si destinacioni i ri.
Megjithatë, trajneri i Cityt, Guardiola është i bindur se spanjolli nuk do të forcojë më tej kampionët e Ligës Premier.
“Jo, Manchester City nuk do të nënshkruajë me Iscon”, ka thënë Guardiola për mediat angleze.
Nuk është e qartë nëse Isco do të kërkojë një largim nga Bernabeu pasi ai luajti si titullar në finalen e fundit të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/