Jurgen Klopp ka folur para duelit që skuadra e tij Liverpool e zhvillon ndaj Manchester Cityt të dielën.
Trajneri gjerman u ankua se Citizens kanë pasur pushim më shumë dhe Liverpooli më pak gjatë kësaj kohe.
Klopp iu referua ndeshjes së shtyrë mes Manchester Cityt dhe Evertonit në fund të dhjetorit, për shkak se disa lojtarë dhe anëtarë të stafit të Cityt ishin prekur me COVID-19.
Por nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur përgjigja nga homologu i tij te City, Pep Guardiola.
Tekniku spanjoll është acaruar me deklaratat e gjermanit, derisa i ka thënë se duhet ta shikojë më mirë kalendarin.
“Është e gabuar ajo që ka thënë Klopp, ka qenë një pushim prej dy, tre ose katër muajsh. Ja pse jemi rikthyer në vendin e parë të renditjes”, tha fillimisht Guardiola me shaka për pushimin më të zgjatur të ekipit të tij.
Tutje trajneri spanjoll filloi të flas seriozisht, pasi ka mbetur i zhgënjyer me deklaratat nga trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp.
“Klopp duhet ta shikojë më mirë kalendarin, kemi pasur të prekur me Covid dhe jemi nuk kemi luajtur vetëm një javë, pastaj kemi luajtur ndaj Chelseat me 14 lojtarë në ekip. Ndoshta jam gabim unë dhe kanë qenë dy ose tri javë”, tha Guardiola.
“Kur ta takoj Jurgenin do ta pyes se sa kohë pushim kemi pasur, por jam i befasuar, nuk mendoja se Klopp është një trajner i tillë, nuk e prisja një koment të tillë nga ai”.
“Ndoshta ka qenë një keqkuptim, nëse shikon mirë kalendarin do ta kuptojë se nuk kanë qenë dy javë, por dy muaj”, tha në fund Pep me ironi.
Liverpool do të pres Manchester Cityn të dielën në Anfield me fillim nga ora 17:30. /Telegrafi/