Telegrafi

Guardiola përgëzon Gerrardin për detyrën e re, inkurajon edhe Lampardin, Terryn dhe Scholesin të bëhen trajnerë

Guardiola (Getty Images)

Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola i ka bërë thirrje ish-bashkëlojtarëve anglezë të Steven Gerrardit për ta ndjekur atë në menaxhim.

Legjenda e Liverpoolit, Gerrard u konfirmua si menaxheri i ri i skuadrës së madhe skoceze, Rangers, gjatë të premtes.

Guardiola e ka lavdëruar Gerrardin për guximin e tij për tu bërë trajner, por ka kurajuar edhe legjenda tjera angleze si Lampard, Terry, Scholes e Carrick që të bëhen trajner.

Lexo po ashtu Zyrtare: Gerrard, trajner i ri i Rangers

“Është e rëndësishme për lojtarët anglezë si Gerrard, Frank Lampard, John Terry, Paul Scholes ose Michael Carrick”, ka thënë fillimisht Guardiolas.

Gerrard, trajner i Rangers (Foto: Rangers/Twitter)

“Është shumë e rëndësishme të jesh në futboll”.

“Është shumë e rëndësishme, sepse ata mund ta ndihmojnë këtë lojë të mahnitshme dhe ta bëjnë atë më të bukur”.

Lexo po ashtu Gerrard: Nder që të bëhem trajner i Rangers, klub i madh me histori dhe traditë

“Ekzistojnë menaxherë të jashtëzakonshëm të cilët nuk ishin futbollistë më parë. Por, unë admiroj guximin e tij (Gerrard) për të bërë këtë sfidë të madhe, për të shkuar në Rangers”.

“Për ta bërë këtë hap bën një sinjal të mirë për menaxherët e rinj. I uroj atij të gjithë të mirat”, përfundoi trajneri i Cityt. /Telegrafi/