Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola i ka bërë thirrje ish-bashkëlojtarëve anglezë të Steven Gerrardit për ta ndjekur atë në menaxhim.
Legjenda e Liverpoolit, Gerrard u konfirmua si menaxheri i ri i skuadrës së madhe skoceze, Rangers, gjatë të premtes.
Guardiola e ka lavdëruar Gerrardin për guximin e tij për tu bërë trajner, por ka kurajuar edhe legjenda tjera angleze si Lampard, Terry, Scholes e Carrick që të bëhen trajner.
“Është e rëndësishme për lojtarët anglezë si Gerrard, Frank Lampard, John Terry, Paul Scholes ose Michael Carrick”, ka thënë fillimisht Guardiolas.
“Është shumë e rëndësishme të jesh në futboll”.
“Është shumë e rëndësishme, sepse ata mund ta ndihmojnë këtë lojë të mahnitshme dhe ta bëjnë atë më të bukur”.
“Ekzistojnë menaxherë të jashtëzakonshëm të cilët nuk ishin futbollistë më parë. Por, unë admiroj guximin e tij (Gerrard) për të bërë këtë sfidë të madhe, për të shkuar në Rangers”.
“Për ta bërë këtë hap bën një sinjal të mirë për menaxherët e rinj. I uroj atij të gjithë të mirat”, përfundoi trajneri i Cityt. /Telegrafi/