Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, është i interesuar të nënshkruajë me Ismael Bennacer nga Milani.
Reprezentuesi i Algjerisë ka një histori të mëparshme në Ligën Premier, pasi ka kaluar dy vite kryesisht zhgënjyese me Arsenalin.
Tani, mesfushori 22-vjeçar mund të jetë në linjë për një rikthim në kampionatin elitar të Anglisë.
Sipas mediumit RMC Sport, Guardiola ka folur me futbollistin dhe është i etur për të nënshkruar me atë këtë verë.
Bennacer do të kushtonte afërsisht 50 milionë euro nëse City do të bënte një veprim për të këtë verë.
Mesfushori me tipare mbrojtëse ka luajtur 20 ndeshje në Serie A këtë sezon duke treguar formë të lartë dhe vazhdimësi. /Telegrafi/