Telegrafi

Guardiola nuk komenton përjashtimin e Manes, i kënaqur me paraqitjen

Pas fitores 5-0 ndaj Liverpoolit, trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, e ka komentuar takimin me shumë sportivitet.

Tekniku spanjoll e pranoi se deri te përjashtimi i Sadio Mane loja ishte e balancuar dhe se në pjesën e dytë loja e tyre ishte fantastike.

“Më duhet të them që 11 kundër 11 ishte e ekuilibruar, me raste nga të dy anët. Pas të kuqit të Manes ndryshoi gjithçka dhe për ne ishte çdo gjë më e lehtë”.

“Kemi luajtur pjesë e dytë ashtu siç edhe dëshironim, shumë shumë mirë. Por, e përsëris, para se të përjashtohej Mane ndeshja ishte e balancuar”.

“Ai nuk e ka parë Edersonin, e ka shikuar vetëm topin, por ndërhyrja ishte më të vërtetë e rrezikshme. Të tregohem i ndershëm, nuk e di nëse ishte direkt për të kuq”.

“Nuk dua të komentojë vendimet e gjyqtarit, ashtu sic nuk kam bërë pas përjashtimit të Walker në takimin kundër Evertonit”, ka thënë Guardiola. /Telegrafi/