Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka thënë se nuk janë të interesuar për mesfushorin e Juventusit, Miralem Pjanic.
Ishte folur shumë në kohën e fundit se City ka përgatitur një ofertë prej 100 milionë eurove për mesfushorin.
Guardiola sot i ka hedhur poshtë pretendimet e Cityt për lojtarin në një konferencë për shtyp.
“Ai është një lojtar i Juventusit. Nuk jemi të interesuar për të”.
“Kemi edhe disa javë deri në fund të afatit kalimtar. Duhet të vendosim, por në këtë moment jemi mirë. Kemi lojtarë në çdo pozicion”.
“Do ta shohim se a do të marrim lojtarë deri në ditën e fundit, duhet të prisni. Ekipi i skautëve është duke punuar për lojtarë në të gjitha pozitat”.
“Nuk duam lojtar në pozitat mbrojtëse, pasi kemi shumë lojtarë që mund të luajnë në ato pozita”, ka thënë Guardiola. /Telegrafi/