Telegrafi

Guardiola ngacmon Liverpoolin: Urime, jeni kampionë – por jemi në shtator

Pep Guardiola (Foto: Marc Atkins/Getty Images/Guliver)

Manchester City pësoi humbjen e parë sezonale këtë fundjave, duke pësuar me rezultat 3-2 si mysafir i Norwich Cityt në Carroë Road.

Kjo ishte humbja e parë e kampionit në Ligën Premier që nga 29 janari i këtij viti, ndërsa ka mbetur pesë pikë prapa liderit, Liverpool.

Lexo po ashtu Norwichi ia shkakton humbjen e parë sezonale Cityt

Ashtu si në vitin e kaluar, edhe në këtë edicion duket se gara për titull do të jetë në mes të ‘Citizens’ dhe ‘Reds’, kurse trajneri Pep Guardiola është pyetur lidhur me renditjen tabelore.

Pep Guardiola (Foto: Marc Atkins/Getty Images/Guliver)

“Jemi në shtator, në rregull. Urime Liverpool, je kampion. Jemi në shtator, çfarë duhet të bëjmë? Do të rikuperohemi, do të stërvitemi dhe do të rikthehemi”.

“I kemi lëshuar pesë pikë. Ndaj Tottenhamit luajtëm jashtëzakonisht mirë. Tash, në pjesët e rëndësishme duhet të dimë me saktësi çfarë të bëjmë”, ka deklaruar strategu spanjoll.

Guardiola është shprehur i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij në ndeshjen ndaj Norwichit, por jo edhe me finalizimin e aksioneve. /Telegrafi/