Telegrafi

Guardiola në dyshim për të ardhmen te City, Pochettino shihet si zëvendësues i tij

Pep Guardiola mund të largohet nga drejtimi i Manchester Cityt pas eliminimit nga Liga e Kampionëve.

Trajneri spanjoll është i dëshpëruar me eliminimin nga gara më prestigjioze evropiane e klubeve dhe për më tepër u eliminua nga një skuadër jo favorite si Lyon.

Mediat në Angli kanë filluar të raportojnë se e ardhmja e spanjollit në Etihad Stadium është në dyshim.

Pep dëshiron një tjetër skuadër për të fituar trofe evropianë dhe nuk duket i gatshëm të vazhdoj punën në Etihad Stadium.

Megjithatë te City nuk po shqetësohen shumë për një largim eventual të trajnerit spanjoll.

Gjithnjë sipas raportimeve të fundit në Angli, City ka gjetur zëvendësimin e Pep nëse ai largohet. Fjala është për trajnerin argjentinas Mauricio Pochettino, i cili ka edhe kërkesa të tjera.

Argjentinasi po kërkohet edhe nga Barcelona dhe Roma, ndërsa te City e shohin si pasardhës të Pep Guardiolas në krye të skuadrës. /Telegrafi/


Në rast të një largimi të Guardiolas nga City, kush do ishte trajneri më i mirë i anglezëve sipas jush? Na tregoni te hapësira për komente më poshtë.