Site icon Telegrafi

Guardiola: Muriqi meriton duartrokitje të mëdha

Foto: Getty Images

Manchester City u kualifikua në gjysmëfinale të EFL Cup pasi mposhti në penallti Leicester Cityn (1-1 kohë e rregullt, 1-3 në penallti).

Heroi i skuadrës së Pep Guardiolas ishte portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muriqi, i cili përveç pritjeve gjatë ndeshjes, ai arriti të mbrojë edhe dy penallti.

Dhe normalisht për heroin e momentit trajneri spanjoll nuk kurseu fjalët e mira pas ndeshjes.

“Aro është aq i madh”, e filloi Guardiola duke qeshur komentimin e paraqitjes fantastike të gjigantit 198 centimetra nga Kosova.

“Ai është i shpejtë me reagime dhe ka shumë fuqi në këmbët e tij. Mori vendimin e duhur edhe te penalltia e Harry Maguires që nuk arriti ta mbrojë”.

Lexo po ashtu Tifozët e Cityt këndojnë emrin e Muriqit pas heroizmit në ndeshjen ndaj Leicesterit

“Kjo është shumë e mirë për atë. Ai është stërvitur shumë, është shumë i turpshëm (i ndruajtur). Është moment i mirë”.

“Ai meriton duartrokitje të mëdha sepse bëri mirë gjatë ndeshjes, ishte i shkëlqyer”, shtoi Guardiola.

20-vjeçari është pjesë e Përfaqësueses së Kosovës, ai debutoi nga minuta e parë në fitoren 4-0 ndaj Azerbajxhanit në Ligën e Kombeve. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=ugF2iihlzlg

Exit mobile version