Telegrafi

Guardiola mezi pret bashkimin me Jesusin

Pep Guardiola ka folur me elozhe për talentin brazilian, Gabriel Jesus.

Trajneri spanjoll e vlerëson shumë sulmuesin brazilian, i cili po tregon formë shumë të mirë për skuadrën e tij dhe kombëtaren braziliane.

“Ai është 19-20 vjeç dhe luan në pozitën numër 9 për Brazilin”, ka thënë fillimisht Guardiola për mediat angleze.

Lexo po ashtu Bomba nga Spanja, Real Madridi kërkoi Guardiola si zëvendësues të Benitezit

“Ne jemi shumë të lumtur, ne po shohim përpara për atë kur të vije”, përfundoi trajneri i Manchester Cityt.

Ndryshe, talenti brazilian është blerë nga Palmeiras këtë verë, por është lënë në huazim deri në janar të 2017. /Telegrafi/