Pep Guardiola ka thënë se Lionel Messi është një strateg në vete dhe ka arritur shumë mirë që ta menaxhojë situatën në fushë.
Trajneri spanjoll ka bërë të ditur se ecja nëpër fushë e yllit argjentinas i ka ndihmuar atij që të luajë për një kohë të gjatë në nivele të larta dhe mos të lëndohet shpesh.
“Një ditë Messi do të dalë në pension dhe Barca do të përballet me atë,” ka thënë Guardiola për Catalunya Radio. “Ajo që duhet të përgatitet është hapësira për statujën, mënyra për ta përshëndetur atë si [Laszlo] Kubala ose Johan [Cruyff], dhe nuk kam dyshim se kjo do të ndodhë”.
“Por, Messi nuk do të luante në këto nivele, por të mos e përdorte strategjinë e tij të mençur duke ecur nëpër fushë dhe duke shënuar tri gola, askush nuk ka mundur ta bëjë këtë gjë”.
“Lojtarët duhet të vrapojnë dhe të shënojnë gola, por Leo jo, ai e bëri më të thjeshtë dhe nuk vrapoi shumë nëpër fushë. Nëse do të vraponte si në fillim të karrierës së tij, atëherë do të lëndohej çdo tre muaj”, ka shtuar më tej trajneri i Manchester Cityt.
Pesë herë fituesit i Topit të Artë aktualisht është 32-vjeçar dhe po shkon drejtë përfundimit të karrierës. /Telegrafi/