Site icon Telegrafi

Guardiola: Messi e ka aftësinë të nuhasë pikën e dobët të një mbrojtësi

Pep Guardiola dha një pasqyrë të jashtëzakonshme se pse Lionel Messi është në një ligë në vete.

Trajneri spanjoll shfrytëzoi plotësisht aftësinë e klasit botëror të argjentinasit gjatë kohës së tij te Barcelona dhe e vendosi atë si një nëntë të rremë për t’u lidhur me Xavin dhe Andres Iniestan.

Gjatë dokumentarit të “Amazon Prime This Is Football”, Guardiola shpjegoi pse 32-vjeçari është nga një tjetër planet.

Lionel Messi (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

“Ai nuk është asnjëherë jashtë lojës. Ai është i përfshirë. Lëvizja e kokës. Djathtas, majtas, majtas, djathtas”.

“Ai merr erë cila është pika e dobët e katër mbrojtësve”.

“Pas pesë, dhjetë minutash, ai e ka hartën”.

“Ai e di nëse unë lëviz këtu, këtu, do të kem më shumë hapësirë ​​për të sulmuar.

“Oh, është gjeni! Kjo është mjaft e jashtëzakonshme”.

“Ne jemi në një kohë me atë djalë. Kështu që kënaquni në këto vitet e fundit me spektaklin e tij”.

“Lionel Messi, thjesht është lloj në vete. Ai është aq i mirë.”

Dokumentari në gjashtë pjesësh, i cili u transmetua në gusht, ka filluar t’i pushtojë rrejtët sociale. /Telegrafi/

https://twitter.com/That_LeoGuy/status/1184038526675017728

Exit mobile version