“Kam luajtur kundër shumë futbollistëve të aftë në karrierën time, por Sane i City është dikush për të cilin do të dëgjojmë të flitet shumë në të ardhshmen. E kam studiuar si luan dhe shpresoj ta ndalojë”.
Këto kanë qenë fjalët e thëna nga mbrojtësi i kombëtares shqiptare dhe Napolit, Elseid Hysaj.
Deklarata këto që janë mbështetur tani edhe nga trajneri i Manchester City, Pep Guardiola.
Talenti i ri gjerman ka qenë protagonist më një gol dhe një asist në fitoren 3-2 të marrë nga “Qytetarët” në fushën e West Bromwich Albion.
“Kemi fituar dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Ata kanë luajtur me pesë lojtarë në mbrojtje, por ne e kemi filluar mirë dhe kemi gjetur golat. Leroy Sane është një talent i veçantë, është akoma shumë i ri dhe mund të përmirësohet akoma”, tha spanjolli. /telesport/