Pep Guardiola po mundohet t’i rrisë tensionet para përballjes së Manchester Cityt me Liverpoolin në fundjavën e ardhshme.
Trajneri i Citizens ka thënë se Sadio Mane i The Reds ka prije të mëdha që të simulojë, por që nuk ka mohuar talentin e tij të madh.
City dhe Liverpooli arritën që në këtë fundjavë të marrin fitore të vështira, pasi triumfuan me përmbysje ndaj Southamptonit (2-1), respektivisht ndaj Aston Villës (2-1).
“Nganjëherë Mane simulon, nganjëherë ka talentin e madh për të shënuar gola të bukur ën minutat e fundit. Ai është i talentuar”, ka thënë ish-trajneri i Barcelonës dhe Bayern Munichut në Sky Sports.
“Një tjetër fitore e mundimshme për Liverpoolin? Ndodh një herë, ndodhë dy herë, ju jeni me fat, por në sezonin e kaluar ata e bënë këtë gjë shumë herë – ata kanë një karakter special”.
“Ne e shikojmë vetën, e dimë se me kë do të përballemi, mendoj se ata kanë fituar dhjetë takime dhe kanë barazuar në një. Javën e ardhshme do të përballemi me ta dhe do të shikojmë çfarë do të ndodhë”, ka shtuar më tej Guardiola.
Liverpooli është lider i Ligës Premier me 31 pikë, ndërsa është në vendin e dytë gjashtë pikë mbrapa tyre. /Telegrafi/