Telegrafi

Guardiola: Man City duhet të bëjë lojë perfekte ndaj Liverpoolit

Manchester City do të ketë nevojë për lojë të përkryer kundër Liverpoolit nëse do të shpëtojë sezonin e Ligës së Kampionëve, ka thënë menaxheri Pep Guardiola.

Qytetarët kanë humbur takimin e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit me rezultat 3-0, dhe trajneri spanjoll mendon se skuadra e tij duhet të bëjë lojë të përkryer në ndeshjen e kthimit në Etihad.

“Natyrisht, të kalosh tutje duhet të bësh pothuajse lojë të përkryer, të krijosh shumë shanse, të jesh klinik me shanset që merr, të mbrojmë mirë dhe portieri të mbrojë portën e tij”, ka thënë fillimisht Guardiola në konferencën për shtyp para ndeshjes.

“Ne duhet të bëjmë pothuajse lojë të përkryer sepse rezultati është i vështirë. Ju keni 90 minuta dhe çdo gjë mund të ndodhë dhe e vetmja që ne mund të bëjmë është të provojmë dhe të shohim pastaj”.

“Ne nuk duhet të mendojmë për golat, ne duhet të shënojmë të parin, pastaj të mendojmë për të dytin, dhe pastaj të shohim nëse mund ta mbajmë atë vrull”.

Ndeshja e parë u dominua e gjitha nga Liverpooli (Getty Images)

“Çdo herë që luajmë në Liverpool ne e njohim më shumë njëri-tjetrin, ndoshta do të jemi më afër që të luajmë më mirë dhe t’i mposhtim ata”.

“Nuk mund ta harrojmë se është vetëm një lojë e thjeshtë dhe të përqendrohemi në çdo minutë të asaj që duhet të bëjmë”.

“Kjo është mënyra më e mirë për të luajtur ndeshjen dhe nëse pranojmë një gol, nuk duhet të dorëzohemi”.

“Është më shumë se 90 minuta, por kemi treguar shumë herë se në një periudhë të shkurtër mund të krijojmë shanse dhe duhet të jesh klinik për të shënuar”, përfundoi trajneri i Cityt. /Telegrafi/