Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola mendon se Liverpooli është favoritë sa i përket garës për titullin e Ligës Premier.
Kampionët në fuqi ishin pesë pikë prapa liderit, The Reds gjatë fundjavës, por që kjo gjendje ndryshoi ditën e djeshme.
Citizens triumfuan para shikuesve të vetë kundër Arsenalit me rezultat 3-1, gjersa janë duke pritur ndeshjen e West Ham Unitedit me Liverpoolin.
“Preferoj të jem në pozitën e Liverpoolit. Presioni është kur ju jeni psa dhe humbni pikë, është më e ashpër”, tha spanjolli.
“Është e rëndësishme të jemi vetvetja, por në Newcastle nuk e kemi njohur ekipin tonë. Sot ne u kthyem”, tha strategu.
Ndryshe, Liverpooli aktualisht në tabelë është lider i ligës elitare angleze me dy pikë më shumë se City. /Telegrafi/