Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka deklaruar se Liverpooli i Jurgen Kloppit është kundërshtari “më i vështirë” që ai ka hasur në karrierën e tij.
City është i përfshirë në një nga garat më të forta të Ligës Premier në vitet me Reds rivalët e tyre, ku ata udhëheqin garën me një pikë më shumë me dy ndeshje të mbetura.
Ish-trajneri i Barcelonës dhe Bayern Munich nuk është i huaj për të fituar tituj në ligë deri tani, por beson se Liverpooli ka qenë sfiduesi më i fortë në kampionatet që ka drejtuar.
Pavarësisht se Guardiola është përballur me klube të forta si Real Madridi dhe Borussia Dortmundi në sezonet e mëparshme, ai thekson se Liverpooli është kundërshtari më i vështirë.
“Në ligë, po, është më i vështiri sigurisht. Çdo ligë që fitoni është shumë e bukur dhe është gjithmonë e vështirë, e sidomos kjo”, ka thënë fillimisht Guardiola për Sky Sports News.
“Veçanërisht nga ku kemi ardhur, duke marrë 100 pikë dhe ende jemi aty në garë”.
“[Është e vështirë] që sportistët të mbajnë atë nivel për një kohë të gjatë dhe ne e kemi bërë atë përsëri”, përfundoi trajneri i Cityt. /Telegrafi/