Site icon Telegrafi

Guardiola: Largimi i Sane varet nga lojtari dhe klubi, unë nuk jam i përfshirë

Pep Guardiola ka folur rreth të ardhmes së sulmuesit gjerman, Leroy Sane, i cili tash e një kohë po lidhet me një transferim te Bayern Munichu.

Sane është jashtë fushave nga fillimi i sezonit, por kjo nuk i ka ndaluar spekulimet për të ardhmen e tij.

Sulmuesi gjerman ka qenë i lidhur me një transferim të madh parash te Bayern Munichu, destinacion që pëlqehet edhe nga lojtari.

Lexo po ashtu Sane dëshiron një transferim të shpejtë te Bayerni

Për të ardhmen e lojtarit është pyetur edhe trajneri Guardiola, i cili ka thënë se nuk është i cili vendos, por vet Sane dhe klubi.

“Është një pyetje për Leroy, agjentët e tij dhe klubin. Nuk jam i përfshirë në këtë sagë”, ka thënë fillimisht Guardiola.

Lexo po ashtu Guardiola planifikon rindërtimin e skuadrës, pesë yje pritet t’i largojë në verë

“Ajo që është e rëndësishme tani është që ai të rikuperohet mirë”.

“Pas kësaj, ai e di atë që ne besojmë në të, ajo që ne mendojmë për të dhe pjesa tjetër varet nga ai dhe klubi”, përfundoi trajneri katalunas. /Telegrafi/

Exit mobile version