Site icon Telegrafi

Guardiola krahason Ligën Premier me Ligën e Kampionëve

Trajneri Pep Guardiola ka insistuar se skuadra e tij nga Manchester City nuk po fokusohet ende në Ligën e Kampionëve.

City është në rrugën e duhur për të fituar tripletën me tre trofe këtë sezon, përpara një sfide të vështirë për Guardiolën dhe skuadrën e tij të mbushur me yje.

Kampionët në fuqi kanë rifituar kontrollin e garës për titull në Ligën Premier ndaj rivalëve të Arsenalit, së bashku me rezervimin e një finale të Kupës FA kundër kundërshtarëve të vjetër, Manchester Unitedit.

Guardiola po planifikon gjithashtu një trofeun e parë të Ligës së Kampionëve në Etihad përpara se të përballet me Real Madridin në gjysmëfinale muajin e ardhshëm.

Lexo po ashtu Man City i Pep Guardiolas ëndërron për tripletën: Llogaritë që do t’i dërgojnë drejt historisë

Megjithatë, katalunasi këmbënguli që vëmendja e tij të mbetet në çështjet e brendshme, derisa ndeshja me Los Blancos të afrohet.

“Nuk kemi kohë për të bërë prioritet asgjë. Të jesh sërish kampion në Ligën Premier është në nivel të ngjashëm me Ligën e Kampionëve”, ka thënë fillimisht Guardiola për Manchester Evening News.

“Është çdo javë kundër të gjithëve. Vëmendja ime tani është në Fulham këtë fundjavë, pastaj West Ham, pastaj Leeds. Pas kësaj, ne do të përgatitemi për Madridin”, përfundoi trajneri i Cityt.

Lexo po ashtu Guardiola: Gara për titull nuk ka mbaruar ende

Skuadra e Guardiolës mund të zërë vendin e parë në Ligën Premier për herë të parë që nga gushti, me një fitore në udhëtim te Fulhami, pasi kanë ende dy ndeshje më pak se Arsenali.

Skuadra e tij do të përballet me një udhëtim tjetër ndaj Evertonit në mes të dy ndeshjeve gjysmëfinale kundër Real Madridit. /Telegrafi/

Exit mobile version