Erling Haaland shënoi dy gola në debutimin e tij për të ndihmuar Manchester Cityn të mposht West Ham 2:0.
Trajneri Pep Guardiola pas takimit deklaroi se i pëlqen natyra e tij e etur për gola, duke e krahasuar me Lionel Messin.
Duke diskutuar për një harkim të Ilkay Gundogan që mund të kishte përfunduar me një het-trik debutues në Ligën Premier , Haaland tha: “Duhet të kisha qenë atje, por kështu është”.
Guardiola më vonë potencoi se kjo i kujtoi atij argjentinasin, duke thënë se një golashënues nuk është kurrë i kënaqur kur mund të kishte shënuar më shumë për ekipin e tij.
“Më pëlqen. Unë isha me fat si trajner që isha me Messin dhe nëse ai shënonte dy, donte tre. Nëse shënonte tre, donte katër. Nëse ai realizoi katër, ai donte pesë. Golashënuesit më të mirë, sulmuesit, ata nuk janë kurrë të kënaqur. Ata janë gjithmonë të uritur”, deklaroi trajneri spanjoll.
Kur Haaland fitoi penallti për Citynt, ai menjëherë rrëmbeu topin për ta ekzekutuar vetë.
“Mendoj se nëse dikush do ta merrte këtë top, ai do t’i kishte goditur në fytyrë shokët e skuadrës. Unë jam shumë i sigurt për këtë dhe kjo është një shenjë e mirë”, shtoi më tej Guardiola.
Guardiola vazhdoi të tallet me ata që kritikuan Haaland pas paraqitjes së tij në Community Shield kundër Liverpool javën e kaluar.
“Një javë më parë ai nuk do të përshtatej në Ligën Premier dhe tani është më i miri – përkrah Thierry Henry, Alan Shearer dhe Cristiano Ronaldo”, vazhdoi strategu me deklarimin e tij. /Telegrafi/
Pep Guardiola speaks on his team selection against West Ham and how Erling Haaland has settled in at Man City! 👇 pic.twitter.com/MuZHFyooPi
— Sky Sports Premier League (@SkySportsPL) August 7, 2022
Pep says doubters and those heaping praise on Haaland should be calm pic.twitter.com/LnX9rB36B1
— The Pep (@GuardiolaTweets) August 7, 2022