Telegrafi

Guardiola komenton thashethemet që e lidhin Sterlingun me Barcelonën

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka folur për thashethemet që e lidhin Raheem Sterling me një kalim te Barcelona.

Sulmuesi anglez ka humbur vendin e titullarin nën drejtimin e Guardiolës në Etihad këtë sezon dhe ka folur për gatishmërinë e tij për të provuar një ligë tjetër për ta rikthyer karrierën e tij në rrugën e duhur.

Klubi më i lidhur me Sterling ka qenë Barcelona, e cila gjithashtu po has në vështirësi këtë sezon për shënimin e golave, pas largimit të Lionel Messit dhe Antoine Griezmann në verë.

Lexo po ashtu Sterling preferon Liverpoolin, por Man City është i prirur të shesë te Barcelona

“Mos më pyesni tani e tutje derisa të hapet afati kalimtar i transferimeve”, ka thënë fillimisht Guardiola kur u pyet për të ardhmen e Sterling.

“Fokusi im dhe i Raheem është te ndeshjet, nuk do të përgjigjem sepse nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, përfundoi trajneri i Cityt.

Barcelona ka hyrë në një epokë të re gjatë pushimeve ndërkombëtare, legjendën Xavi që u emërua si pasardhësi i Ronald Koeman në skuadër, ndërsa Dani Alves u rikthye në klub pesë vjet pasi u largua për në Juventus.

Ka një energji dhe gjallëri të re në Camp Nou, diçka që Xavi shpreson se do të përkthehet në një rezultat pozitiv dhe performancë pozitive në ndeshjen e tij të parë kundër Espanyol të shtunën. /Telegrafi/