Telegrafi

Guardiola: Klopp, trajner i madh

Pep Guardiola ka zgjedhur fjalët më të mira për homologun e tij, Jurgen Klopp.

Manchester City do të jetë nikoqirë i Liverpoolit të dielën në ndeshjen e vlefshme për javën e javën e 29 të Ligës Premier.

Lexo po ashtu Grafite kundër Kloppit në qendrën stërvitore të Liverpoolit (Foto)

Ky takim do të vlej më shumë se tri pikë për të dy skuadrat, pasi janë në garë të ngushtë për katër pozitat e para, që të dërgojnë në Ligën e Kampionëve.

Përvec garës mes skuadrave, këtu është edhe garë mes trajnerëve, Guardiola dhe Klopp, të cilët ishin rival edhe në Bundesliga, te Bayerni dhe Dortmundi.

Megjithatë, trajneri spanjoll i Cityt nuk ka zili te kolegu i tij gjerman, pasi e cilëson atë si një trajner të madh, i cili gjithmonë dëshiron të luaj lojë sulmuese.

Lexo po ashtu Trajnerët e mëdhenj që dikur ishin futbollistë të ‘tmerrshëm’ (Video)

“Klopp është trajner i madh. Ai pëlqen të sulmoj gjatë gjithë kohës”, ka thënë fillimisht Guardiola për mediat angleze.

“Ai është në një skuadër të madhe dhe është një trajner i madh. Kam shumë respekt për të”, përfundoi trajneri spanjoll. /Telegrafi/