Pep Guardiola ka zgjedhur fjalët më të mira për homologun e tij, Jurgen Klopp.
Manchester City do të jetë nikoqirë i Liverpoolit të dielën në ndeshjen e vlefshme për javën e javën e 29 të Ligës Premier.
Ky takim do të vlej më shumë se tri pikë për të dy skuadrat, pasi janë në garë të ngushtë për katër pozitat e para, që të dërgojnë në Ligën e Kampionëve.
Përvec garës mes skuadrave, këtu është edhe garë mes trajnerëve, Guardiola dhe Klopp, të cilët ishin rival edhe në Bundesliga, te Bayerni dhe Dortmundi.
Megjithatë, trajneri spanjoll i Cityt nuk ka zili te kolegu i tij gjerman, pasi e cilëson atë si një trajner të madh, i cili gjithmonë dëshiron të luaj lojë sulmuese.
“Klopp është trajner i madh. Ai pëlqen të sulmoj gjatë gjithë kohës”, ka thënë fillimisht Guardiola për mediat angleze.
“Ai është në një skuadër të madhe dhe është një trajner i madh. Kam shumë respekt për të”, përfundoi trajneri spanjoll. /Telegrafi/