Telegrafi

Guardiola kërkon katër emra të mëdhenj për krahët e mbrojtjes

Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, po kërkon së paku katër mbrojtës anësor të mëdhenj për këtë afat të verës.

Sipas Daily Star,  Guardiola është duke ndjekur mbrojtësin e djathtë të Tottenhamit, Kyle Walker dhe dy tjerë të rinj të majtë.

Lexo po ashtu City i ofron pagë të ‘çmendur’ Sanchezit vetëm për të nënshkruar me të

I pari është Ryan Bertrand i Southamptonit, ndërsa i dyti Benjamin Mendy i Monacos, të cilët mund t’i rrisin cilësitë në mbrojtjen e Cityt.

Objektivi i fundit i transferimeve për krahët e mbrojtjes është Dani Alves, 34 vjeç, ish-mbrojtësi i tij i Barcelonës nga Juventusi.

Ky interesim për mbrojtës nga spanjolli vjen pasi tre futbollistë janë larguar nga City këtë verë – Pablo Zabaleta, Bacary Sagna dhe Gael Clichy, ndërsa Aleksandar Kolarov, shihet më shumë si alternativë zëvendësuese e qendrës së mbrojtjes. /Telegrafi/