Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, po kërkon së paku katër mbrojtës anësor të mëdhenj për këtë afat të verës.
Sipas Daily Star, Guardiola është duke ndjekur mbrojtësin e djathtë të Tottenhamit, Kyle Walker dhe dy tjerë të rinj të majtë.
I pari është Ryan Bertrand i Southamptonit, ndërsa i dyti Benjamin Mendy i Monacos, të cilët mund t’i rrisin cilësitë në mbrojtjen e Cityt.
Objektivi i fundit i transferimeve për krahët e mbrojtjes është Dani Alves, 34 vjeç, ish-mbrojtësi i tij i Barcelonës nga Juventusi.
Ky interesim për mbrojtës nga spanjolli vjen pasi tre futbollistë janë larguar nga City këtë verë – Pablo Zabaleta, Bacary Sagna dhe Gael Clichy, ndërsa Aleksandar Kolarov, shihet më shumë si alternativë zëvendësuese e qendrës së mbrojtjes. /Telegrafi/