Trajneri i ardhshëm i Manchester Cityt, Pep Guardiola insiston që klubi nga “Etihad Stadium” ta blejë mbrojtësin e Athletic Bilbaos, Laporten.
Klubi anglez prej kohësh është duke e kërkuar lojtarin, i cili është një nga futbollistët më të rëndësishëm tek baskët.
Sipas mediave britanike, “qytetarët” kanë kontaktuar Bilbaon për të shikuar mundësinë e transferimit te Laporte-s në Manchester.
Thuhet se klubi spanjoll kërkon 50 milionë euro për lojtarin, por City ka kërkuar nga basket që të ulin çmimin, edhe pse paraja tek City nuk është problem. /Telegrafi/