Telegrafi

Guardiola ka refuzuar shkëmbimin Sterling-Sanchez

Pep Guardiola ka treguar se ka ndaluar largimin e Raheem Sterlingit gjatë afatit kalimtar të verës prej Manchester Cityt.

Arsenali kërkonte Sterlingun në shkëmbim të Alexis Sanchezit, plus disa miliona funte.

Por, trajneri spanjoll i Citizens pas konsultimeve me stafin teknik në lidhje me këtë ide, ai refuzoi këtë mundësi të shkëmbimit të lojtarëve.

“Është e thjeshtë. Kur ne folëm me Arsenal gjatë ditëve të fundit, ata donin të bënin një shkëmbim me Sterling. Ata folëm me mua dhe unë refuzova në mënyrë të prerë. Ai është 22 vjeç, një futbollist i përfaqësueses së Anglisë, ka akoma për t’u përmirësuar”, ka pohuar Guardiola.

Ndryshe, City sot do të takohet në kuadër të xhiros së katërt të Ligës Premier me Liverpoolin. /Telegrafi/