Site icon Telegrafi

Guardiola ka gati 200 milionë euro për Busquets

Sergio Busquets (Getty Images)

Pep Guardiola e ka etiketuar mesfushorin spanjoll të Barcelonës, Sergio Busquets, si objektivin kryesor për afatin kalimtar të verës.

Trajneri spanjoll është i pakënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij në Ligën e Kampionëve, pasi humbën në ndeshjen e parë çerekfinale ndaj Liverpoolit me rezultat 3-0 dhe janë afër eliminimit.

Ky dështim i mundshëm në Evropës ka bërë që Guardiola të mendoj për sezonin e ri dhe përforcimet e mundshme në afatin kalimtar veror.

Lexo po ashtu Barcelona hedh poshtë ofertën e Cityt për Busquetsin, kërkon përmirësim të saj

Sipas mediumit spanjoll Don Balon, Gurdiola ka vendosur mesfushorin e Barcelonës, Busquets, si objektivin kryesor për mesfushë.

Busquets dhe Guardiola njihen mirë nga koha e kaluar së bashku te Barcelona

Ky medium raporton se trajneri spanjoll ka bërë gati plot 200 milionë euro për shërbimet e bashkëkombësit të tij.

Mediumi gjithashtu pretendon se marrëdhëniet e Guardiolës me mesfushorin mbrojtës do të thotë se një largim nga Camp Nou mund të mos jetë krejtësisht jashtë diskutimit.

Lexo po ashtu Tifozët e Barcelonës nuk e duan vetëm Messin – Tifozja speciale për herë të parë në Camp Nou dhe në mes lotësh takon idhullin e saj Busquets (Foto/Video)

Trajneri katalunas thuhet se dëshiron reprezentuesin spanjoll për shkak të mentalitetit të tij, duke ndier se Busquets do të balanconte gjithë mesfushën e tij.

Busquets gjithashtu është ëndërr e presidentit të Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, i cili e dëshiron me çdo kushte te skuadra franceze. /Telegrafi/

Lexo po ashtu "Busquets, ëndrra e Al-Khelaifit"
Exit mobile version