Tashmë është zyrtare se Sergio Aguero do të largohet nga Manchester City në këtë verë.
Sulmuesi argjentinas u shndërruar në legjendë të klubit, mirëpo me të përfunduar ky edicion do t’i ndajnë rrugët.
Pep Guardiola është pyetur për të ardhmen e Agueros dhe një mundësi kalimi te rivalët nga Liga Premier, duke thënë se ata i dëshirojnë atij vetëm fat.
“Të gjithë ne dëshirojmë më të mirën për të”, ka thënë trajneri i Cityt. “Ne do të jemi të kënaqur me vendimin që ai merr, më i miri për të dhe familjen e tij, për të gjetur më të mirën për Sergion për vitet e fundit të karrierës së tij. Preferenca ime është preferenca e tij. Preferenca e tij është preferenca ime. Më e mira për të është më e mira për ne”.
Aguero theu rekordin e golave të Eric Brook dhe do të ketë një statujë të ngritur për nder të tij jashtë stadiumit Etihad.
“Sergio është një person i mirë me cilësi dhe aftësi specifike”, shtoi Guardiola.
“Unë e kuptoj atë, e njoh atë dhe e kuptoj se ai ka nevojë për kohë për t’u gjendur në një situatë më të mirë”, ka deklaruar më tej spanjolli. /Telegrafi/