Pep Guardiola ka qenë në disponim të keq në humbjes 3-1 që pësoi Manchester City ndaj Liverpoolit në Anfiedl Road.
Trajneri spanjoll është ankuar pas takimit në referimin e gjyqtarëve dhe në VAR-in për shkak të tri rastet kontroverse.
Fillimisht Trent-Alexander Arnold luajti me dorë në zonën e rreptësisë të The Reds, ku pak sekonda më vonë Fabinho shënoi golin e parë të takimit.
Rasti i dytë ishte goli i Mohamed Salahut në minutën e 13-të, derisa asistimi i Andy Robertsonit e gjeti egjiptianit në pozitë jashtë loje.
Dhe i treti ishte ndërhyrja e Alisson Becker në Raheem Sterlingun në fund të ndeshjes, gjersa gjyqtari nuk akordoi penallti.
Guardiola pas ndeshjes iu afrua gjyqtarëve për t’u dhënë dorën, dhe u tha: ‘Faleminderit sumë’ (në mënyrë injoruese).
Liverpooli e ka thelluar në nëntë pikë diferencën ndaj Cityt, me këta të fundit që kanë rënë në pozitën e katërt dhe Leicesteri me Chelsean në pozitën e dytë, respektivisht në të tretën. /Telegrafi/