Pep Guardiola ka thënë se Manchester City nuk mund t’i paguajë 180 milionë euro për transferimin e Harry Kane.
Kampioni i Ligës Premier po kërkon një zëvendësues për Sergio Agueron që iu bashkua Barcelonës si lojtar i lirë.
Guardiola është pyetur se do të tentojnë të transferojnë sulmuesi anglez nga Tottenhami, gjersa ka bërë të ditur se ata nuk mund ta përballojnë atë shumë.
“Në atë çmimi, ne nuk do të blejmë asnjë sulmues. Është e pamundur, nuk mund ta përballojmë atë”, ka ”hënë strategu spanjoll.
“Të gjitha klubet kanë vështirësi financiare, ne nuk jemi një përjashtim. Ne kemi Gabriel (Jesusin) dhe Ferran (Torres) që kanë qenë fantastik në atë pozicion”.
“Kemi lojtarë të rinj nga akademia dhe shumë herë kemi luajtur menjë 9-të flas. Ka më shumë gjasa se ne nuk do të blejmë sulmues”, ka përfunduar Guardiola.
Kane është i lidhur me një kalim te Chelsea, e që Tottenhami kërkon 180 milionë euro për kartonin e tij. /Telegrafi/