Pep Guardiola i ka thënë Leroy Sanes se Manchester City nuk do ta pengojë largimin e tij, nëse ai dëshiron të transferohet te Bayern Munichu.
Kampioni i Bundesligas është në kërkim të shërbimeve të anësorit gjerman, i cili vlerësohet rreth 90 milionë funte (100 milionë euro).
Ai ka edhe dy vite në kontratën e tij me klubin anglez, i cili deri më tani ka dështuar që t\ia zgjatë më shumë kontratën, përkundër se i ka bërë ofertë.
“Klubi i ka bërë ofertë në vitin e kaluar. Duam që njerëzit të jenë të lumtur këtu. Do t’i ndihmojmë për më të mirën që dimë, për ta realizuar potencialin e tij”.
“Dëshira që ai të qëndrojë me në, është këtu. Kam folur 10 herë me klubin dhe dua që njerëzit të jenë të lumtur këtu, nëse nuk duan, atëherë largohen”, ka sqaruar Guardiola. /Telegrafi/