Telegrafi

Guardiola ia arrin qëllimit, largon katër lojtarë që kushtuan 100 milionë funte (Foto)

Pep Guardiola ka mbyllur planet e tij për të larguar nga Manchester City lojtarët që nuk i kishte në plan.

Gjatë ditës së sotme janë zyrtarizuar katër largime të futbollistëve të dhënë në huazim me të drejtën e blerjes përfundimtare, lojtarë të cilët së bashku i kanë kushtuar Cityt rreth 100 milionë funte.

Të gjitha lajmet e TANSFERIMEVE mund t’i ndiqni këtu LIVE

I pari dhe i vetmi që ka kushtuar shumë pak, vetëm 100 mijë funte në vitin 2006, ishte portieri Joe Hart, i cili i është bashkuar në huazim Torinos duke firmosur sot kontratën me këtë klub.

Hart i larguar drejt Torinos

Pas tij, radhën e kishte sulmuesi Wilfred Bony, i cili tashmë është i huazuar një sezon te Stoke City. Futbollisti iu bashkua Man. Cityt në janarin e vitit 2015 nga Sweansea, duke i kushtuar klubit 28 milionë funte.

Bony te Stoke City

Transferimi i tretë në huazim ishte ai i Samir Nasri, i blerë për 25 milion funte nga Arsenali në vitin 2011 dhe i huazuar në Spanjë, te skuadra e Sevillas gjatë ditës së djeshme pasi kaloi testet fizike.

Sevilla i uron mirëseardhje Samir Nasris

I katërti në listën e të larguarve ishte mbrojtësi francez Eliaquim Mangala. Lojtari i kushtoi Manchester Cityt 42 milion funte në vitin 2014, kur u ble nga Porto, por tashmë do të veshë fanellën e Valencias ku është huazuar për një vit. /Telegrafi/

Mangala te Valencia