Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka thurë lëvdata për Erling Haaland përpara ndeshjes së sotme me Tottenham Hotspur, ndërsa mendon se mund të përmirësohet duke parë Harry Kane.
Guardiola ka qenë qartësisht i lumtur me këtë ritëm jashtëzakonisht mbresëlënës nga sezoni i parë i norvegjezit në ligën angleze deri më tani.
Por, në terrenin stërvitor, ai ka qenë i kënaqur kur ka parë dëshirën e tij për t’u bërë edhe më i mirë në të gjitha aspektet e lojës së tij.
“Me Erling, një nga atributet që befasoi më shumë, është fakti, ndjenja se ai është i vetëdijshëm se mund të përmirësohet në shumë, shumë aspekte”, ka thënë fillimisht Guardiola.
“Jam shumë i sigurt duke parë Harry Kane, por jo domosdoshmërisht Harry Kane, por edhe lojtarë të tjerë, ai ka vullnetin të mendojë ‘Unë mund të përmirësohem’”.
“Dhe me moshën e tij, kjo është gjëja më e mirë që ai mund të besojë. Përndryshe, do të ishte e mërzitshme. Dhe derisa të vdesim, gjithmonë mund të përmirësohemi”.
“Është e vetmja gjë në jetën tonë. Kurrë, kurrë mos ndalo, e di, kurrë mos ndalo atë që mund të bëjmë”, përfundoi trajneri i Cityt. /Telegrafi/