Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola e ka bërë të qartë që Phil Foden nuk do të shitet.
Talenti anglez është njëri nga lojtarët më të vlerësuar nën 20 vjet dhe cilësitë e tij janë të dukshme.
Megjithatë, minutat e pakët me ekipin e parë të Cityt kanë bërë që ai të mendoj largimin dhe jo pak klube janë pas tij.
Por, Guardiola ka thënë se mesfushori kreativ nuk do të lejohet të largohet as edhe për 500 milionë euro.
“Ne nuk kemi firmosur rastësisht një kontratë të re me Foden”, ka thënë fillimisht Guardiola.
“Ai është lojtari i vetëm që nuk do të shitet në asnjë rrethanë – i vetmi. As edhe për 500 milion euro”.
“Phil është City. Ne nuk do të firmosim askënd tjetër për pozicionin e tij”, përfundoi trajneri i Cityt. /Telegrafi/