Pep Guardiola ka folur për rivalitetin mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.
Trajneri spanjoll u fut në debatin tashmë të njohur mes Cristiano Ronaldos e Lionel Messit, pasi portugezi e fitoi Topin e Artë.
“Unë pajtohem me Luis Enriquen. Leo është më i miri sepse ai luan, bën gola dhe e di se si t’i bëjnë të tjerët të luajnë”.
“Me respektin që kam për lojtarë të tjerë të mëdhenj, Cristiano është në krye – por Messi është në një nivel tjetër”, ka thënë Guardiola.
Guardiola ka punuar me Messin te Barcelona. /Telegrafi/