Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka përjashtuar klubin e tij nga gara për të nënshkruar me sulmuesin e PSG-së, Kylian Mbappe.
Mbappe bëri bujë në fillimin e afatit kalimtar të verës, kur i tregoi PSG-së se nuk do të aktivizojë opsion për të luajtur me këtë klub në sezonin 2024-25, duke kërkuar të largohej pa pagesë në verën e vitit 2024.
Mbappe ka këmbëngulur se nuk dëshiron të shkojë askund këtë verë, por kjo nuk i ka ndalur spekulimet se PSG do të shtyjë që ai të largohet për të përfituar nga shitja e tij.
Guardiola ka folur për francezin, duke thënë se ekipi i tij nuk do të jetë në garë.
“Ne nuk do të nënshkruajmë me Kylian Mbappe, ai nuk do t’i bashkohet Man Cityt – të gjithë ju e dini se ku dëshiron të shkojë”, ka thënë Guardiola duke aluduar te Real Madridi. /Telegrafi/