Site icon Telegrafi

Guardiola flet për largimin e Phillips nga Man City

Kalvin Phillips është shumë pranë largimit nga Manchester City gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mesfushori anglez nuk është në planet e Pep Guardiolës dhe shumë skuadra janë vënë pas tij.

Juventus, Bayern Munich, Liverpool, PSG, West Ham United e Arsenal janë disa nga skuadrat që duan transferimin e mesfushorit anglez.

Lexo po ashtu Takimi me Man Cityn dhe shitjet e mëdha: Zbulohen strategjitë e Juventusit për përforcimin e mesfushës

Në lidhje me të ardhmen e Phillips, Pep Guardiola theksoi se nuk është njoftuar ende nga drejtuesit e klubit në lidhje me largimin e tij të mundshëm.

“Nuk ka të reja në lidhje me Kevin Phillips, klubi nuk më ka informuar në lidhje me këtë çështje. Kalvin nuk ka mundur të stërvitet me ne gjatë 5 ditëve të fundit, sepse ka qenë i sëmurë. Kishte temperaturë”.

Lexo po ashtu Manchester United po synon transferimin e një ylli nga City

“Çfarë do të ndodhë, do të ndodhë. Nuk i di dëshirat e lojtarëve dhe nuk do të flas fare në lidhje me afatin kalimtar dimëror”, deklaroi Pep Guardiola.

28-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar vetëm 10 ndeshje në të gjitha garat dhe ka një gol të shënuar, derisa City pretendon të fitojë rreth 50 milionë euro nga shitja e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version